Vdesin 5 të moshuar në një azil në Romë, shkak monoksidi i karbonit

Një tragjedi ka ndodhur në një azil pleqsh në Lanuvio, afër Romës. Pesë të moshuar humbën jetën dhe shtatë persona të tjerë u transportuan në spital në gjendje të rëndë. Alarmi u dha nga një punonjës i objektit i cili, duke arritur të shtunën në mëngjes, gjeti të 12 të pranishmit (dy punonjës shëndetësorë dhe 10 të moshuar ishin pa ndjenja.

“Villa Diamanti nuk është një Qendër Covid ose një objekt shëndetësor, por është një azil për të moshuarit në të cilën po zhvilloheshin hetime epidemiologjike nga Departamenti i Parandalimit të Romës për një rast pozitiv të zbuluar më 13 janar”, komunikon Njësia e Krizave Covid-19 e Rajonit të Lazios.

Punonjësit dhe të moshuarit u ishin nënshtruar testimeve një ditë më pas dhe të premten në mbrëmje 3 punonjës rezultuan pozitivë me koronavirus dhe 9 të moshuar” shton Njësia e Krizave

Dy punëtorë socialë u transferuan, sapo shërbimet e urgjencës mbërritën në vend, në Poliklinikën Tor Vergata dhe pesë të moshuar në spitalin e ri Castelli, të gjithë me simptoma helmimi nga  monoksid karboni. /A2

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

9 thoughts on “Vdesin 5 të moshuar në një azil në Romë, shkak monoksidi i karbonit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *