Arrijnë në Tetovë autobusët e transportit urban

Tetova po bëhet me transport të organizuar urban. Sot në Tetovë arritën 5 autobusë të tipit ISUZU Citiport, që do të përdoren për nevojat e transportit të organizuar urban në kuadër të ndërmarrjes komunale “Tetova Transport”. Këta autobusë janë të adaptuar edhe për personat me invaliditet trupor, nënat me fëmijë dhe personat në moshë të shtyer. Autobusët plotësojnë standardin ekologjik ECO6, që paraqet standard edhe në vendet e BE-së.

Ky projekt kapital në vlerë prej 44 milion denarë, kërkonte jo veç një vizion të vetëm, por edhe punë ekipore të atyre që besuan dhe punuan me shumë përkushtim për ta bërë atë realitet. Sot dua të falemnderoj edhe ministrin e financave Z. Fatmir Besimi, dhe njësinë projektuese në kuadër të kësaj ministrie, e cila asistoi në realizimin e procedurës për furnizim të autobusëve urban, nëpërmjet instrumenteve kredituese të Bankës Botërore. Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar, dhe do të punojë edhe në të ardhmen, për të afirmuar insrumentet e financimit ndërkombëtar, si formë shumë të volitshme për të realizuar dhe përmbushur nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Transporti urban në Tetovë do të fillojë shumë shpejt. Paralelisht ndërtuam nënstacionet, sinjalizimin e duhur vertikal dhe horizontal, dhe do të punojmë intenzivisht për të edukuar dhe bindur qytetarët se duke shfrytëzuar transportin urban, jo vetëm që shmangim rrëmujën në komunikacion, por edhe kontribuojmë në ngritjen e vetëdijes dhe mbrojtjen ekologjike të qytetit dhe komunës tonë.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

14 thoughts on “Arrijnë në Tetovë autobusët e transportit urban

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *