Bota numëron mbi 95 milion të diagnostikuar me Covid-19

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 95 milion. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 95.007.057 raste me COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në gjithë botën.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 24.306.043 raste deri më tani. Ky vend ndiqet nga India me 10.558.710 raste, Brazili me 8.456.705, Rusia 3.568.209, Britania e Madhe me 3.357.361, Franca 2.894.347, Turqia me 2.380.665, Italia me 2.368.733, Spanja me 2.252.164, Gjermania me 2.038.645, Kolumbia 1.891.034, Argjentina 1.791.979, Meksika 1.630.258, Polonia me 1.429.612, Afrika e Jugut me 1.325.659, Irani me 1.324.395, Ukraina me 1.154.692 dhe Peruja me 1.060.567 raste. Në mbarë botën, deri më tani për shkak të COVID-19 kanë humbur jetën 2.032.106 njerëz ndërsa 67.826.998 persona janë shëruar duke e mposhtur virusin.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

10 thoughts on “Bota numëron mbi 95 milion të diagnostikuar me Covid-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *