Enver Hoxhaj: Vetëm liderët autoritarë i refuzojnë debatet

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, e ka quajtur politikan me mendësi autoritare, kundërkandidatin e tij nga LVV-ja, Albin Kurtin.
Hoxhaj ka thënë se vetëm liderët autoritarë veprojnë si Albin Kurti, i cili e refuzoi debatin me të, ndërsa e ka ftuar edhe një herë në debat.

“Vetëm liderët autoritarë i fshehin qëndrimet e tyre, vetëm liderët autoritar i refuzojnë debatet. Albin Kurti na tha se nuk dëshiron të debatojë me ne sepse i ka fituar zgjedhjet, por më lejoni të t’i them diçka se në demokraci vendosin qytetarët se kush i fiton zgjedhjet, jo politikanët. I bëjë thirrje Albin Kurtit që të rishikoj qasjen pa respekt ndaj proceseve demokratike, mjaft me popullizma, mjaft me premtime të zbrazëta. Zotëri Kurti mos i ik debatit për hir të popullit”, ka thënë Hoxhaj gjatë prezantimit të planit për rimëkëmbje ekonomike./Zëri

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

36 thoughts on “Enver Hoxhaj: Vetëm liderët autoritarë i refuzojnë debatet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *