Hollandë/ Mijëra qytetarë në protestë kundër “lockdown-it”

Mijëra njerëz mbajtën një protestë të paautorizuar në Amsterdam këtë të diel kundër bllokimi kombëtar për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, përpara se të shpërndaheshin nga policia.

Protestuesit u mblodhën në një shesh përpara galerive të artit Muzeu Rijksmuseum dhe Van Gogh, duke mbajtur tabela me shkrim “Liri: Ndalo këtë rrethim” dhe duke brohoritur “Çfarë duam? Lirinë! ”.
Askush nuk mbante maska, të cilat nuk janë të detyrueshme në Hollandë, dhe u zbatuan pak rregullat të e distancimit fizik.

Autoritetet kishin refuzuar kërkesën për protestë që do të mbahej në Sheshin Muze.

Demonstruesit nuk pranuan të largoheshin kur erdhi policia dhe disa hodhën fishekzjarre.

Më pas, policia përdori ujë në përpjekje për të shpërndarë tubimin. Qeveria mbylli shkollat dhe shumicën e dyqaneve në dhjetor në përpjekje për të ndaluar rritjen e rasteve me Covid-19 dhe këtë javë zgjati bllokimin me të paktën tre javë të tjera.

Gjatë valës së dytë, të dimrit, vendi është detyruar të marrë më shumë masa si pasojë e përhapja së shpejtë të infeksioneve dhe rritja e të shtruarve në spitalet.

Burimi: Reuters

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *