Shkelja e masave në Shkup, policia ndërhynë në dy ahengje familjare

Policia mbrëmë ka ndaluar dy ahengje familjare në Shkup. Në rastin e parë, policia pas informacioneve për muzikë të zhurmshme dhe mosrespektim të masave anti- covid, me urdhër të gjykatës ka hyrë në një banesë në Qendër rreth orës 3 të mëngjesit ku është gjetur pronari me shtatë mysafirë. Gjatë periudhës së njëjtë, policia në koordinim me Prokurorin publik dhe policinë për intervenime, hynë në një banesë në rrugën “Elisie Popovski” ku janë gjetur pesë persona.

“13 personat janë privuar nga liria dhe janë dërguar në stacion policor dhe pas  dokumentimit të rastit, do të ngrihen kallëzime kundër tyre sipas nenit 206 të Kodit Penal për mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, thonë nga MPB.

Mbrëmë, është ndaluar edhe pronari i një objekti gastronomik në Sellarcë të Epërm të Tetovës. Policia në lokalin e tij ka gjetur 29 mysafirë pas orarit të lejuar të punës. Objekti është mbyllur përkohësisht kurse ndaj pronarit do të ngritet kallëzim penal. Ministria e Brendshme gjithashtu njoftoi se dje kanë shqiptuar 306 gjoba për mos mbajtjen e maskës.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *