Sot 553 vjet që nga vdekja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu

Sot shënohet 553 vjetori i vdekjes së heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Këtë datë e ka kujtuar edhe ushtruesja e detyrës së presidentës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani cilësoi Skënderbeun si një “digë të fortë” të mbrojtjes së Evropës.

“Sot mbushen 553 vjet nga vdekja e heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Ai ishte digë e fortë e mbrojtjes së Evropës, që pati guximin në të gjitha përballjet e tij. Përveç se një luftëtar i paepur, Gjergj Kastrioti mbetet edhe ikona e unitetit tonë. Në fillim të marsit të vitit 1444, në Kuvendin e Lezhës, ai realizoi të parin bashkim politik të princërve shqiptarë të kohës, me të cilin iu hapë rruga themelimit të shtetit mesjetar shqiptar”, shkruan Osmani.

Ushtruesja e detyrës së presidentes cilësoi gjergj Kastriotin model unik I bashkimit të shqiptarëve.

“Skënderbeu është frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri në të gjitha periudhat. Por mbi të gjitha, ai mbetet modeli unik i përbashkimit të shqiptarëve dhe si i tillë do të kujtohet përherë! Qoftë i përjetshëm kujtimi për kryestrategun tonë”, thuhet në postimin e Osmani.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, lindi më 6 maj të vitit 1405 dhe vdiç më 17 janar të vitit 1468./zëri

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *