Temperatura ekstrem të ftohta kaplojnë qytetin rus Jakutia

Në qytetin rus të Jakutisë, temperaturat serish janë ulur në ektrem, ku është regjistruar temperaturë prej -47 gradë Celsius, transmeton Alsat. Kjo zonë ndryshe konsiderohet si vendi më i ftohtë për të jetuar në planet, shkruan Sputnik. Jakutia është republika më e madhe autonome e Rusisë, duke pushtuar të gjithë territorin e Siberisë Lindore dhe ndodhet në pjesën verilindore të kontinentit Euroaziatik. Më shumë se 40 përqind e territorit të republikës është prapa Rrethit Arktik. Sipërfaqja e përgjithshme e Arktikut është pothuajse 1.6 milion kilometra katrorë, që përfshinë rreth 52 përqind të territorit të vendit.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *