Aksident i rëndë në Gjakovë/ Përplaset makina me targa shqiptare, 2 të vdekur e 2 të plagosur

Aksidentin tragjik e ka konfirmuar për median kosovare, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjetër duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij”, tha zëdhënësi i Policisë. Në vend ngjarje kanë dal zjarrfikësit dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjekësor kanë konstatuar vdekjen e dy personave, pasagjeri i tretë ka pësuar lëndime serioze, ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Gjurkaj.

Sipas tij, në vendngjarje ka dalë kryeprokurori dhe po kryhet shikimi i vendit të ngjarjes.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

83 thoughts on “Aksident i rëndë në Gjakovë/ Përplaset makina me targa shqiptare, 2 të vdekur e 2 të plagosur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *