AZGJ-ja e vazhdon bashkëpunimin me sektorin joqeveritar

Në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGJ) sot u mbajt një takim pune në mes drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela dhe drejtorit ekzekutiv të shoqatës së qytetarëve Nansen Qendra e Dialogut Shkup (QDK), Veton Zekolli.

Në kuadër të këtij takimi, zotëri Zekolli për nevojat e bibliotekës së AZGJ-së, dhuroi disa ekzemplarë të udhëzuesit maqedonisht-shqip dhe shqip-maqedonisht, në botim të QDK-së.

Drejtori Sela u falënderua për ekzemplarët e siguruar të udhëzuesit dhe njëkohësisht e informoi bashkëbiseduesin e tij se gjatë vitit 2021 AZGJ-ja planifikon të ndërmarrë aktivitete për krijimin e një fjalori digjital, si dhe fillimin e aktiviteteve për trajnimin e përkthyesve dhe të lektorëve nga institucionet e sektorit publik.

Të dyja palët shprehën gatishmëri për vazhdimin dhe përparimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit në projekte me interes të përbashkët.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

27 thoughts on “AZGJ-ja e vazhdon bashkëpunimin me sektorin joqeveritar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *