SHBA, protesta para inaugurimit të Bajdenit


Grupe protestuesish, disa prej tyre të armatosura, u mblodhën përpara zyrave qeveritare në Shtetet e Bashkuara, ku tensionet mbeten të larta pas trazirave të 6 janarit në Kongres. Protesta në mbështetje të presidentit në largim, Donald Trump, u zhvilluan në Teksas, Oregon, Miçigen, Ohajo dhe në vende të tjera. Edhe pse një pjesë e tubuesve mbanin armë, protestat ishin përgjithësisht të qeta. FBI ka paralajmëruar për protesta të armatosura përpara ceremonisë së inaugurimit presidencial. Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, e merr detyrën dy javë pasi mbështetësit e Trumpit sulmuan ndërtesën e Kongresit në Uashington, duke lënë pesë persona të vdekur, përfshirë një efektiv policie. Më shumë se 25,000 trupa të Gardës Kombëtare janë duke siguruar Uashingtonin

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

21 thoughts on “SHBA, protesta para inaugurimit të Bajdenit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *