SHBA shton masat e sigurisë para inaugurimit të Biden

Autoritetet në Uashington dhe në kryeqytetet e shteteve të tjera amerikane po përgatiten për protesta të dhunshme, disa ditë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Mijëra trupa të armatosura të Gardës Kombëtare tashmë janë vendosur në Uashington. Autoritetet po planifikojnë që të mbyllin për qarkullim rrugë dhe ura që çojnë për në Uashington. Ndërkaq, guvernatorët në mbarë Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Garda Kombëtare t’i ndihmojë zyrtarët lokalë të rendit dhe disa shtete amerikane tashmë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, nga frika se mund të ketë protesta, të ngjashme si ato më 6 janar në Kongresin amerikan, ku mbetën të vdekur pesë persona.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

72 thoughts on “SHBA shton masat e sigurisë para inaugurimit të Biden

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *