Aksidenti tragjik/ 16 punëtorë emigrantë përplasen për vdekje në Indi

Mediat lokale bënë me dije se gjashtë të tjerë u plagosën të martën në aksident.

Aksidenti ndodhi pasi kamioni u përplas me një traktor dhe shoferi humbi kontrollin. Kryeministri Narendra Modi e cilësoi “tragjike” përplasjen e rëndë dhe humbjen e jetëve. Punëtorët ishin nga shteti verior i Rajasthan dhe po flinin në trotuar pas një dite të lodhshme pune.

Zyrtarët thanë se po hetonin incidentin dhe të plagosurit po trajtoheshin në një spital lokal pranë qytetit të Surat. Shpesh herë, punëtorët emigrantë flenë në trotuare në qytetet indiane dhe rrezikohen nga aksidentet që mund të shkaktohen nga automjetet.

Por nuk janë vetëm makinat. Gjashtëmbëdhjetë persona vdiqën vitin e kaluar kur u përplasën nga një tren mallrash në shtetin e Maharashtra pasi i zuri gjumi në shina

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *