Eksperti: Rrjetet celulare 5G të ndalohen deri në hetimin e efekteve mbi shëndetin

Përhapja globale e rrjetit 5G duhet të ndalohet deri në hetimin e rreziqeve të mundshme ndaj shëndetit, të lidhura me teknologjinë celulare të gjeneratës së ardhshme, ka paralajmëruar një ekspert shëndetësor.

Profesor John William Frank, i Universitetit të Edinburgh në Skoci ka thënë se nuk duhet të ndërtohen të tjera kulla transmetimi të rrjeteve celulare, për të kufizuar ekspozimin publik gjatë analizimit të standardeve të sigurisë.

Në një opinion të publikuar së fundmi, Profesor Frank shkruan se fusha magnetike e radio-frekuencave (RF-EMFs) që emetohet nga kullat 5G ka lidhje me “efekte të dëmshme shëndetësore”, megjithse theksohet se ende nuk ka prova shkencore që lidhin 5G me përhapjen e infeksionit të pandemisë Covid-19, siç pretendojnë disa “teoristë konspiracioni”.

“Një numër në rritje inxhinierësh, shkencëtarësh e doktorësh ndërkombëtarë po u bëjnë thirrje qeverive të rrisin standardet e tyre të sigurisë dhe të ndalojnë kërkimet e rrjeteve të reja në pritje të provave më të qarta për sigurinë”, shkruan ai.

Eksperti shton më tej: “Ka shumë gjasa që format e reja të transmetimit të shkaktojnë efekte të ndryshme biologjike te njerëzit”.

Rrjeti i ri me mbulim 5G ofron shpejtësi shumë më të mëdha transmetimi të dhënash, siç nevojitet për komunikimet në video-HD apo shume aplikacione te tjera.

Por vendosja e tij është shoqëruar me teori të pabaza që e lidhin atë me pandeminë, të cilat kanë gjetur terren të gjerë ‘kultivimi’ në mediat sociale.

Profesor Frank i hedh poshtë teoritë në artikullin e tij duke thënë: “Ka disa komentatorë të informuar në rrjet që i hedhin poshtë teoritë, dhe asnjë organ i respektuar shtypi nuk i ka mbështetur”.

Por nga ana tjetër ai shton se efektet e mundshme të rrezatimit duhet të studiohen, prandaj ai bën thirrje për një “moratorium ndaj rritjes së ekspozimit, në pritje të studimeve shkencore.”

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

183 thoughts on “Eksperti: Rrjetet celulare 5G të ndalohen deri në hetimin e efekteve mbi shëndetin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *