Itali, foshnja përfundon në spital pasi mori kokainën e babait

Një foshnje 13-muajshe u dërgua me urgjencë në spital në Romë pas marrjes së kokainës. I vogli fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, por prindërit e tij tani duhet të përballen me drejtësinë. Ata akuzohn për “lëndim nga pakujdesia”. Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, babai i foshnjës është shprehur se kishte humbur dozën e drogës që kishte në xhep se kishte humbur dozën nga xhepi i tij pasi ishte ulur në divan në shtëpi.

Prindërit rreth të 30-ve kishin telefonuar të shqetësuar 118 pasi kishin vënë re gjendjen e fëmijës, i cili u transportua nga Civita Castellana, në zonën e Viterbo, për në Spitali Umberto I në kryeqytetin italian. Për çiftin mund të ketë pasoja të rënda: nëna është gjithashtu përsëri shtatzënë. Gjatë kontrollit të policisë në banesë nuk u gjet asnjë dozë tjetër droge.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *