Koalicioni ASH-AAA do ta mbështesë Ligjin për Regjistrimin

Edhe përkundër se iu refuzuan të gjitha amendamentet Koalicioni ASH-AAA do ta mbështesë Ligjin për Regjistrimin

Koalicioni ASH-AAA do ta mbështesë Ligjin për Regjistrim, pavarësisht se pushteti nuk ka pranuar amendamentet dhe sugjerimet e opozitës. Kreu i ASH-së Ziadin Sela tha se pushteti ka refuzuar dorën e zgjatur të koalicionit ASH-AAA, të cilët ofruan bashkëpunim për Ligj më të mirë për regjistrimin.

Koalicioni ASH-AAA bënë amendamente për ligjin për regjistrim, ata nuk na pranuan asnjë amendament, ndërsa ne themi për shkak se është interes shtetëror do ta votojmë. Ndërsa ata vazhdojnë në kështu raste, në këto fenomene të rëndësishme shtetërore vazhdojnë të ecin vetë, pa dëgjuar askënd, asnjë parti tjetër, as ekspertët as qytetarët e përkatësive tjera politike e kështu me radhë – deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Koalicioni ASH-AAA këmbëngul që Regjistrimin në vend të Entit të Statistikave ta realizojë një Komision Shtetërorë i cili do të ketë përfaqësues nga të gjithë partitë, e jo nga Enti Statistikor. AlsatM/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

14 thoughts on “Koalicioni ASH-AAA do ta mbështesë Ligjin për Regjistrimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *