Maturantët me vendim të UNSHM-së, do të bojkotojnë fillimin e gjysmëvjetorit të dytë


Maturantët e shkollave të mesme do të bojkotojnë nisjen e gjysmë vjetorit të dytë të shkollës. Këtë vendim e mori Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme pas konsultimeve me përfaqësuesit e nxënësve në të gjithë vendin. Sipas UNSHM-së, vendimi për të bojkotuar orët mësimore ka ardhur pasi Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe Qendra Shtetërore e Provimeve nuk kanë qenë të gatshme të bashkëpunojnë lidhur me modifikimin e materialit mësimor për testin e maturës shtetërore. UNSHM-ja kërkon që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të zvogëlojë numrin e lëndëve në maturën shtetërore. Nga katër lëndë të provimit të maturës, maturantët propozojmë nxënësit të kenë vetëm dy lëndë për provim të maturës. Lënda e parë e obligueshme të jetë Gjuhë amtare, Lënda e dytë zgjedhore preferohet të jetë një lëndë e cila lidhet me studimet e mëtejshme në Universitet si dhe Projekt detyrë e Maturës. Gjithashtu, UNSHM-ja kërkon që materiali dhe programi shkollor i modifikuar për maturën shtetërore që është mësuar gjatë krizës përmes mësimit nga distanca të prezantohet deri në muajin mars. Nga UNSHM-ja kujtojnë se kërkesat e mësipërme I janë propozuar dikasterit të Arsimit që më 9 dhjetor të vitit të kaluar 2020.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Maturantët me vendim të UNSHM-së, do të bojkotojnë fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

  • 10/15/2021 at 11:52
    Permalink

    913279 801891As I website possessor I believe the content matter here is rattling great , appreciate it for your hard work. You should keep it up forever! Best of luck. 261290

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *