Nga data 26 janar do të fillon pagesa e pensioneve

Qeveria rishikoi dhe miratoi Informacionin për pagimin e pensioneve për janar 2021, i cili sipas harmonizimit ligjor të kryer sipas lëvizjes së indeksit të kostos së jetesës do të jetë më i lartë, pensionet më të ulëta me 134 denarë, dhe pensioni mesatar do të jetë më i lartë për 185 denarë dhe ata do të jenë në gjendje t’i disponojnë përmes rrjetit të ATM-ve dhe në rrjetin tregtar nga 26.01.2021. Për pensionet në vlerë deri në 11,000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 26.01.2021 (e martë); – Për pensionet në vlerë prej 11,001 – 14,000 denarë, pagesa të bëhet më 27.01.2021 (e mërkurë); – Për pensionet në vlerë prej 14,001 – 18,000 denarë, pagesa të bëhet më 28.01.2021 (e enjte), dhe – Për pensionet në vlerë prej mbi 18,001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.01.2021 (e Premte).

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *