Qeveria me plan për shpërndarjen e administratorëve nga MKO

Qeveria sot miratoi një vendim që aprovon planin për shpërndarjen e administratorëve me kohë të plotë. Ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndër-Komunitare, Artan Grubi, njoftoi sot se vendimet e reja të punës do t’u jepen zyrtarëve administrativë në ditët e ardhshme. Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës është e detyruar, brenda shtatë ditëve nga marrja e akteve për sistemimin e këtyre punonjësve administrativë, brenda kompetencave të saj të përfundojë procedurën e pëlqimit për vendet e punës ku do të vendosen këta punonjës administrativë. Grubi tregon se organet e administratës shtetërore janë të detyruara të ofrojnë trajnim profesional për zyrtarët administrativë të cilët do të pranohen në institucionet e tyre në mënyrë që të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre. rel/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *