8.8 milion euro aplikacione për kredi u miratuan nga linja e kreditit pa interes e Kovid 3

Një grup i ri, i dytë me 770 kërkesa për kredi është aprovuar nga linja e tretë e kreditit pa interes me një përbërës granti – Covid 3, i cili realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, përmes veprimtarisë së Rezistencës së BE nga programi IPA. Grupi i dytë i aplikacioneve për kredi, sipas Bankës së Zhvillimit të Maqedonisë Veriore AD Shkup, është në shumën prej 8.8 milion euro për 770 ndërmarrje që punësojnë gjithsej 5,898 persona. – Në total deri më tani, nga linja e kreditit për të cilën sigurohen fonde deri në 31 milion euro, janë aprovuar 1,276 kërkesa për kredi për një shumë totale prej 14.7 milion euro, të cilat plotësuan kushtet e thirrjes publike të shpallur më 7 dhjetor, 2020. Sipas strukturës së aplikimeve të aprovuara për kredi, 715 kërkesa për kredi vijnë nga ndërmarrje të vogla, 475 kërkesa janë nga ndërmarrje mikro, 67 kërkesa për kredi janë nga pronarë të vetëm dhe 19 kërkesa për kredi janë nga zejtarë, të specifikuara nga Banka e Zhvillimit. Shumica e 1,276 aplikacioneve të aprovuara për kredi, shtojnë ata, vijnë nga rajoni i Shkupit, 32 përqind, pasuar nga rajoni i Pollogut me 16, rajoni Jugperëndimor me 13 dhe rajoni Juglindor me 11 përqind. Rajoni i Lindjes dhe Pelagonisë vijnë në radhë me 9% të aplikacioneve të aprovuara për kredi, ndërsa nga rajoni i Vardarit dhe Verilindjes vijnë 5% të kërkesave të aprovuara për kredi.
Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “8.8 milion euro aplikacione për kredi u miratuan nga linja e kreditit pa interes e Kovid 3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *