Gjobiten 65 vozitës në Saraj, 15 pa patentë shoferi

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditë së djeshme (16.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Në territorin e Komunës së Sarajit janë shqiptuar 65 gjoba, mes të cilave 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta dhe 9 për përdorim të telefonit. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, andaj apelojnë për kujdes më të madh dhe respektim të rregullave të komunikacionit.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Gjobiten 65 vozitës në Saraj, 15 pa patentë shoferi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *