Greqia zgjerohet me 13000, Shqiperia zvoglohet se paku me 3000 milje.

Shkruan Sali Berisha

Miq, ministri i jashtem i Greqise, Nikos Dendia deklaroi dje publikisht se si rezultat i marreveshjes se fshehte Rama – Dendia per zgjerimin e ujerave territoriale te Greqise nga 6 ne 12 milje ne Detin Jon, dheu helen zmadhohet me nje siperfaqe prej 13000 milje.

Kurse Shqiperia automatikisht humbet nga zgjerimi i dheut helen mbi 3000 milje ujera territoriale, shelf kontinental dhe zone ekskluzive ekonomike dhe triliona euro depozita nenujore te gazit dhe naftes, te cilat aktualisht gjenden ne ujerat territotiale te Shqiperise dhe me zgjerimin nga 6 ne 12 te ujerave territoriale te Greqise kalojne ne territorin ujor te republikes helenike.

Avokat i marreveshjes se fshehte te shitjes se detit Rama – Dendia, Edvin Zografi Bis pas aktit te tradhetise se larte kombetare ka mobilizuar te gjitha mediat nen kontrollin e tij te Arben dhe Karlo Malvites, Ymer Çorapes dhe tualetit te Kol Balles per te bindur shqiptaret se zmadhimi me 13000 milje i dheut helen nuk prek shqiptaret.

Keta lepires antishqiptar me ne krye padronin e tyre Zografin Bis servirin si te vertet matematiken e tradhetise kombetare duke u thene shqiptareve se ne nuk prekemi nga zgjerimi i Greqise nga 6 ne 12 milje pasi sipas tyre 12 eshte me e vogel apo e barabarte me 6 dhe 6 eshte me e madhe apo e barabarte me 12. Nderkohe qe ne te gjithe gjatesine e zones ku distanca ujore midis dy vendeve eshte nen 24 milje, Shqiperia dhe Greqia do te marrin barabart ne raport 1:1 dhe jo ne raport 2:1 siç merrnin para merreveshjes se fshehte Rama-Dendia kur Shqiperia ishte me 12 milje dhe Greqia me 6 milje ujera territoriale ne detin Jon.

Si perfundim, deklerata e Nikos Dendia fakton qarte dhe perfundimisht shitjen ne nje akt tradhetie te larte kombetare nga ana e Zografit Bis te territorit ujor, pasurive perrallore nenujore dhe hapsires ajrore te Shqiperise.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

227 thoughts on “Greqia zgjerohet me 13000, Shqiperia zvoglohet se paku me 3000 milje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *