Joe Biden betohet sot si presidenti i 46-të i Amerikës

Duke nisur nga sot SHBA do të kenë një president të ri. Joe Biden betohet këtë të mërkurë si president i 46 i amerikanëve.

Sikundër prej ditësh Uashingtoni dhe të gjitha shtetet amerikane janë nën masa të forta sigurie.

Ceremonia e betimit e presidentit Joe Biden dhe zv/presidentes Kamala Harris do të jetë një maratonë që përfshin jo vetëm anën zyrtare të protokollit, por edhe anën festive me artistë të njohur pjesëmarrës.

Për shkak të pandemisë numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar.

Përpara se të mbërrinte në Uashington  për të marrë drejtimin Shtëpisë së Bardhë, presidenti i zgjedhur Joe Biden mbajti një fjalim prekës  duke kujtuar edhe djalin e tij të ndjerë, i cili humbi jetën në moshën 46-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Unë jam krenar, krenar, krenar, krenar që jam bir i Delaware, dhe jam edhe më krenar, që qëndroj këtu përpara monumentit të Beau Biden. Zonja dhe zotërinj, unë ndiej vetëm një keqardhje …që ai nuk është këtu, sepse ai duhej të prezantohej si president. Por ne kemi mundësi të mëdha, Delaware na ka mësuar se gjithçka është e mundur, gjithçka është e mundur në këtë vend, kështu që Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe Zoti i ruajtë trupat tanë ushtarakë. Faleminderit”, u shpreh ai. /euronewsal

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

121 thoughts on “Joe Biden betohet sot si presidenti i 46-të i Amerikës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *