MPPS: Pensionistët do të marrin pensionin me rritje prej 1.2%

Pensionistët do të marrin një rritje prej 1.2 përqind në pensionin e tyre të janarit, në përputhje me rritjen e kostove të jetesës, tha Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS). Kostoja e jetesës është rritur me një përqindje të tillë në gjysmën e dytë të vitit 2020, krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar. “Rritja e pensionit në vlerë nominale është 185 denarë në nivelin e pensionit mesatar dhe 134 denarë në nivelin e pensionit më të ulët. Rregullimi i rregullt ligjor i pensioneve bëhet dy herë në vit, nga 1 janari dhe nga 1 korriku i çdo viti, sipas rritjes së përqindjes së indeksit të kostos së jetesës, i cili siguron mirëmbajtjen e vlerës ekonomike dhe fuqisë blerëse të pensionit, informojnë nga MPPS. Ata shtojnë se nga viti 2019, përveç rregullimit të rregullt, parashikohet edhe shtesë, në rast se produkti i brendshëm bruto në vitin paraprak ka një rritje reale prej më shumë se 4 përqind. Përveç këtyre dy mënyrave të rregullimit, nga viti 2020, sipas një vendimi të Qeverisë, një rregullim tjetër shtesë i pensioneve mund të bëhet në rast se ka një rritje të pagës minimale në vitin aktual me më shumë se 15 përqind dhe një rritje të pagës mesatare në vit me më shumë se 5 përqind. metamk/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “MPPS: Pensionistët do të marrin pensionin me rritje prej 1.2%

  • 10/12/2021 at 14:25
    Permalink

    122532 785834Wow! Thank you! I always wanted to write on my website something like that. Can I consist of a portion of your post to my site? 586636

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *