Vaksinat ende nuk janë nisur nga Serbia, nuk dihet se kur do vijnë

Vaksinat nga Serbia nuk arritën as sot. Dokumentacioni i nevojshëm për transportin e vaksinave nuk është përgatitur ende, tha për TV21, njeriu i parë i shëndetit, Venko Filipce. Ministria nuk specifikon në cilën datë vaksinat do të mbërrijnë nga Serbia. Ata thonë se negociatat janë duke u zhvilluar. “Negociatat trepalëshe janë duke u zhvilluar në lidhje me importin dhe lëshimin e vaksinave që duhet të arrijnë në Republikën e Maqedonisë Veriore nga Republika e Serbisë. “Shteti ka importuar dhe do të vazhdojë të importojë vaksina, i njëjti protokoll që zbatohet për barnat dhe vaksinat e tjera vlen për këtë transport,” tha Ministria e Shëndetësisë. Personeli mjekësor, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit do të vaksinohen së pari. Dhe zyrtari i parë që do të vaksinohet do të jetë Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

6 thoughts on “Vaksinat ende nuk janë nisur nga Serbia, nuk dihet se kur do vijnë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *