Bexheti: Zoran Zaev mashtron edhe Lëvizjen Besa, si partner të Koalicionit “МОЖЕМЕ”.

Pas mashtrimeve të vazhdueshme ndaj qytetarëve, Zoran Zaev mashtron edhe Lëvizjen Besa, si partner të Koalicionit “МОЖЕМЕ” shkruan mes tjerash Bexheti.

Ligji i ri për letërnjoftime dhe dokumente të udhëtimit, sipas deklaratave të fundit të Kryeministrit Zaev, nuk do të përfshijë grafën etnike.

Arsyetimi i tij na qenka krejtësisht teknik dhe se do të duhet të presim për “tender” për operator të ri të dokumenteve biometrike!

Prej kur e drejta për të përcaktuar etninë duhet të kaloj në “Tender”?

Ku mbeti marrëveshja dhe premtimi juaj i përbashkët në fushatën zgjedhore të koalicionit “МОЖЕМЕ” ndaj shqiptarëve, apo ky ishte mashtrimi i dyfishtë i rradhës nga LSDM-BESA?

Deri kur çdo e drejtë e shqiptarëve do të duhet të kaloj nëpër tenderët tuaj, me qëllim përfitimin financiar?

Sa i përket partnerit tuaj të koalicionit, Lëvizja Besa, pyesim ata se cila është arsyeja e qëndrimit të mëtutjeshëm në Qeveri, kur i vetmi zotim dhe arsyetim i tyre për koalicionim nën ombrellën “МОЖЕМЕ”, ka qenë futja e grafës së etnisë në dokumentet personale.

Prandaj, si Aleancë për Shqiptarët kërkojmë përgjegjësi dhe llogaridhënie për çdo dështim dhe mashtrim tuajin para qytetarëve.

***

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Bexheti: Zoran Zaev mashtron edhe Lëvizjen Besa, si partner të Koalicionit “МОЖЕМЕ”.

  • 10/15/2021 at 03:46
    Permalink

    465826 359851Id need to check with you here. Which is not something I typically do! I enjoy reading a post that will make individuals think. Also, thanks for permitting me to comment! 117501

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *