Kuvendi miratoi Ligjin, regjistrimi i popullsisë bëhet në prill


Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave do të bëhet në prill. Kuvendi me 62 vota “për” miratoi ligjin të cilin e mbështeti edhe opozita shqiptare. Megjithatë, koordinatori i grupit parlamentar të Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa Skender Rexhepi rikujtoi vërejtjet që kishin, si mungesa e metodologjisë, fakti që i nuk i besojnë Entit për Statistikë për ta realizuar procesin dhe që nuk ka pasur debat më të gjerë mbi ligjin. Procesin i cili thonë se domosdoshmërish do të jetë politik, do ta ndjekin me kujdes dhe në fund do të japin vlerësimin e tyre.

Nga një operacion statistikor, deshëm apo nuk deshëm është shndërruar në një operacion politik. Regjistrimi vetvetiu tregon se duhet të jetë i tillë sepse të drejtat e shqiptarëve do të varen nga përfundimi i operacionit të regjistrimit – tha Skender Rexhepi, koordinator i grupit parlamentar të Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Në sallë nuk u futën deputetët e VMRO-DPMNE-së, me përjashtim të koordinatorit të grupit parlamentar. Nikolla Micevski tha se dispozitat ligjore nuk do të sjellin rezultate reale.

Ditët e fundit licitohet me përqindje dhe pranim ose mospranim të rezultateve nga regjistrimi që më jep të drejtë të konstatoj se vërejtjet tona janë të arsyeshme dhe pjesa më e madhe e tyre, mes të cilave edhe nënshkrimi i lidhur i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit ka ndonjë rol në këtë zgjidhje ligjore dhe se regjistrim nga operacion statistikor kalon në operacion politik – deklaroi Nikolla Micevski, koodinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Regjistrimi do të zbatohet nga 1 prill deri më 21 prill. Ai do të përfshijë shtetasit e vendit të cilët kanë vend banimi ose qëndrimi në Republikën e Maqedonisë, pa marrë parasysh a ndodhen në vend ose jashtë vendit gjatë momentit të regjistrimit, shtetas të huaj që ndodhen në vendin tonë me leje qëndrimi, shtetas pa shtetësi që në momentin e regjistrimit janë takuar në vendin tonë, amvisëritë dhe banesat.

Për shtetasit që janë me punë ose qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, të dhënat i jep një person i rritur i afërt i cili duhet të japë edhe numrin e tij amë. Ndërkohë këto persona do të kenë edhe mundësinë e vetëregjistrimit përmes aplikacionit të posaçëm në faqen elektronike të Entit të Statistikës, duke filluar nga 1 marsi deri më 21 prill.

Regjistrimi nuk do të përfshijë personelin e huaj diplomatik dhe familjet e tyre, personelin e huaj ushtarak, anëtarët e institucioneve dhe OJQ-ve të huaja që qëndrojnë në vend, shtetas të huaj që gjatë regjistrimit ndodhen në vendin tonë për arsye pune, për vizitë private, mjekim, turizëm dhe udhëtime të ngjashme.

Regjistrimi do të realizohet në shtatë gjuhë, në maqedonisht, në shqip, në turqisht, në gjuhën rome, vllahe, serbe dhe boshnjake, cilëndo gjuhë që kërkon personi që regjistrohet. Në terren do të angazhohen mijëra regjistrues kurse të dhënat do të hidhen direkt në pajisje elektronike, në një aplikacion të posaçëm. Të dhënat do të kryqëzohen me të dhënat e dhjetë institucioneve të tjera. Enti Shtetëror i Statistikave gjatë ditëve të ardhshme duhet të definojë Metodologjinë e regjistrimit në terren./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

129 thoughts on “Kuvendi miratoi Ligjin, regjistrimi i popullsisë bëhet në prill

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *