Ligji për Regjistrimin e Popullsisë në votim para deputetëve

Kuvendi sot duhet të mbajë vazhdimin e seancës së 29-të, në të cilën pritet të votohet Propozim ligji për Regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në procedurë të shkurtuar.
Debati mbi Projektligjin në Kuvend, i cili duhet të mundësojë regjistrimin në vend pas 19 vjetësh, përfundoi më 15 janar. Më pas u njoftua se ligji do të votohet në vazhdimin e kësaj seance, që do të caktohet në mënyrë shtesë.
Përveç koalicionit qeverisës mbështetje për ligjin paralajmëruan gjithashtu edhe nga opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kurse kundër ligjit është VMRO-DPMNE, e cila njoftoi se do të kërkojë anulimin e këtij ligji përmes grumbullimit të nënshkrime të qytetarëve.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

7 thoughts on “Ligji për Regjistrimin e Popullsisë në votim para deputetëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *