Takim pune i drejtorit Sela me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela e vizitoi Ministrinë e Punëve të Brendshme ku dhe realizoi takim pune me ministrin e këtij institucioni, Oliver Spasovski.

Me këtë rast, drejtori Sela e informoi ministrin Spasovski për bashkëpunimin tashmë të vendosur me Ministrinë e Punëve të Brendshme si një institucion jashtëzakonisht i rëndësishëm, duke theksuar se në vitin 2020 u përkthyen dhe u lekturuan formularët zyrtarë të kësaj ministrie për nevojat e Seksionit të Çështjeve Civile.

Gjithashtu, drejtori Sela shprehu interes për promovimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe mirëpriti angazhimin e ministrit Spasovski në zbatimin e detyrimeve të zgjidhjes ligjore për përdorimin e gjuhëve, dhe për realizimin e të drejtave të qytetarëve në procedurat përballë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Të dy palët e vlerësuan takimin si jashtëzakonisht të dobishëm dhe u zotuan të vazhdojnë dialogun dhe bashkëpunimin e vendosur.

Shkup, 21.1.2021

 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *