Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi dhe të tjerët në Hagë aplikojnë për të votuar në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka pranuar aplikimet nga shtetasit që aktualisht ndodhen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Njoftim për media

Prishtinë, 20 janar 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se gjatë ditës së martë, 19 janar, ka pranuar aplikimet nga shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualisht ndodhen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës janë paraqitur nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Rexhep Selimi, Nasim Harandinaj dhe Sali Mustafa. Të gjitha aplikimet janë verifikuar personalisht dhe janë regjistruar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve falënderon për bashkëpunim administratën e Dhomave të Specializuara. Po ashtu, KQZ falënderon edhe ambasaden e Republikës së Kosovës në Holandë që ka ndihmuar në komunikim me Dhomat e Specializuara.

Kujtojmë se Thaçi së bashku me tre ish-luftëtarë të tjerë gjenden në Hagë që prej datës 5 nëntor 2020, të cilët po gjykohen për krime lufte ndaj njerëzimit.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi dhe të tjerët në Hagë aplikojnë për të votuar në Kosovë

  • 10/02/2021 at 13:06
    Permalink

    134112 223211I cannot thank you fully for the blogposts on your web page. I know you placed lots of time and effort into all of them and hope you know how considerably I appreciate it. I hope I will do precisely the same for yet another individual at some point. Palm Beach Condos 265831

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *