A ka jetë pas vdekjes? Multimilioneri ofron 1 mln $ për përgjigjen

Një multimilioner nga Las Vegas, i magjepsur pas jashtëtokësorëve dhe hapësirës, po ofron 1 milion dollarë shpërblim për të gjetur përgjigjen e pyetjes më të mistershme në botë: “A ka jetë pas vdekjes?”

Robert Bigelow, 75 vjeç, pronari i “Budget Suites” të Amerikës, themeloi në muajin qershor Institutin Bigelow për studimin e vetëdijes.

Ndërsa, të hënën ai njoftoi një konkurs me ese për shkencëtarë që kanë informacion dhe dijeni mbi fushën e neurologjisë dhe psikologjisë.

Kandidatët duhet të paraqesin deri më 1 gusht një tezë prej 25,000 fjalësh, ku të argumentojnë nëse shpirti jeton edhe pasi trupi vdes.

Përgjigjet do të shqyrtohen me kujdes nga një grup shkencëtarësh të mjekësisë dhe fituesi do të shpallet me 1 nëntor. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

1 230 thoughts on “A ka jetë pas vdekjes? Multimilioneri ofron 1 mln $ për përgjigjen