Meta: Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar të dhënat e Eurostat për numrin e azilantëve ekonomikë për 10 mijë banorë, bazuar tek periudha 2014-2019.

Shqipëria në vitin 2019 zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë për 10 mijë banorë. Bazuar në të dhënat e EUROSTAT, Shqipëria ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë nga migracioni neto në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit, thuhet në të dhënat e publikuara së fundmi nga Eurostat.

Duke publikuar të dhënat e Eurostat-it, Presidenti Meta bën thirrje që tani është koha për të menduar e vepruar për shqiptarët.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Meta thekson se “një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan”.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.

Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.

Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin.

KOHA PËR TË MENDUAR DHE VEPRUAR PËR SHQIPTARËT!

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *