Schwarzenegger bën vaksinën/ Apeli i aktorit: Bëni si unë nëse doni të jetoni

Arnold Schwarzenegger kthehet në rolin e Terminatorit për të ftuar të gjithë që të bëjnë vaksinën anticovid.

Aktori në fakt e ka marrë dozën e parë të vaksinës në makinën e tij, në statudimin Dodger, në Los Angeles, dhe më pas ka postuar në rrjetet sociale një video me apelin për të ndjekur shembullin e tij duke përsëritur një batutë të filmit të tij: Sot ishte një ditë e bukur. Nuk kam qenë kurrë më i lumtur se tani që po qëndroja në radhë. Nëse jeni të përzgjedhshëm bëni si mua dhe prenotoni radhën për të bërë vaksinën. Bëni si unë nëse doni të jetoni!

Me 73 vitet e tij, Schwarzenegger hyn mes atyre që konsiderohen të kualifikuar për të marrë dozën e parë të vaksinës. Aktori ka pasur edhe probleme shëndetësore që e kanë bërë atë të konsiderohet i rrezikuar nga koronavirusi.

Tetorin e shkuar në fakt, ish guvernatori i Kalifornisë, iu nënshtrua një operacioni në zemër për zëvendësimin e një valvule të aortës. Schwarzenegger nuk është aktori i parë që ndan këtë moment të rëndësishëm me ndjekësit. Para tij të njëjtën gjë kanë bërë edhe Ian McKellen, Steve Martin, Joan Collins dhe Isabella Rossellini. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

132 thoughts on “Schwarzenegger bën vaksinën/ Apeli i aktorit: Bëni si unë nëse doni të jetoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *