Vonesa e vaksinave në vendin tonë, për shkak të presionit që ka kompania Pfizer

-Mendoj se ne këtu shumë mirë mund ta zhvillojmë procesin e imunizimit, dhe falënderojë për ftesën, por ne do të mbetemi këtu për t`i vaksinuar qytetarët tanë me prioritet siç janë definuar grupet, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i pyetur nëse personeli mjekësorë do të vaksinohet jashtë vendit, transmeton Alsat. Filipçe vonesën e procesit të imunizimit kundër Covid-19 në vendin tonë e arsyetoi me presioni  që po i bëhet kompanisë Pfizer nga të gjitha vendet

Mbrëmjen e djeshme kemi pasur bisedë me përfaqësinë e Pfizer në Beograd, që praktikisht është ndërmjetësues me zyrën e avokaturës në Nju Jork, atje po punohet në dy marrëveshjet, fillimisht në draft-marrëveshjen tonë për 800 mijë dozat tona dhe së dyti për lejen që autoritetet serbe të japin fajllet që ne të mund të importojmë vaksinat nga vendi i tyre. Do të bisedojmë sërish sot, na treguan se janë nën presion të madhe nga të gjitha vendet. Kjo është arsyeja e ngadalësimit të procesit”, tha mes tjerash Filipçe. als/ 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

21 thoughts on “Vonesa e vaksinave në vendin tonë, për shkak të presionit që ka kompania Pfizer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *