ASH-AAA: “Shtetësia.mk” është e sigurt dhe e suksesshme

Platforma e opozitës shqiptare për grumbullimin e të dhënave për peronat që nuk kanë nënshtetësi në vendin tonë, sipas Aleancës është e suksesshme dhe këtë e ka dëshmuar interesi i madh i qytetarëve që i ngarkojnë dokument në këtë platformë në pritje të zgjidhjes. Megjithatë ngarkimi në mënyrë elektronike ka edhe paqartësitë e veta sa i përket të dhënave personale. Ish-gjykatësja Margarita Caca Nikollovska thotë se do të ishte mirë që të dhënat të mblidhet nga një institucion relevant dhe me siguri.

Nuk them se partia politike do ti keqpërdor ato të dhëna, por kemi raste të përvetësimit të identitetit, kemi raste të cilat tregojnë as vet organet shtetërore nuk e ruajnë sekretin, e jo më partitë politike – deklaroi Margarita Caca Nikollovska, eksperte e të Drejtës Penale.

Por Bashkim Bakiu, nga Qendra analitike e Koalicionit ASH-AAA nënvizon se të dhënat personale në platformë kërkohen në bazë të Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale dhe gjithçka bëhet në mënyrë profesionale.

Në kuadër të platformës është edhe një buton i cili kërkon nga personat që aplikojnë që të pajtohen me ofrimin e të dhënat personale të tyre që të mund të përpunohen për qëllimet tona, respektivisht për të mirën e tyre, ose për të shikuar arsyet, për të bërë analizë dh statistikë rreth problematikës së pa-shtetësisë. D.m.th, para së gjithash qëllimi është fisnik dhe human -u shpreh Bashkim Bakiu, Qendra analitike ASH-AAA.

Pavarësisht se platforma është ende aktive, ligji për shtetësinë i propozuar nga opozita u refuzua nga partitë e shumicës parlamentare e cila paralelisht premtoi një ligj të ri për zgjidhjen e problemit për personat që ende nuk e kanë fituar të drejtën e shtetësisë. AlsatM/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *