Dedaj është thirrë nga Gjykata Speciale

Ish-kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj ka njoftuar se dje është kontaktuar nga Gjykata Speciale, përcjell Zeri.info.

Dedaj theksoi se qëllimi i kësaj thirrjeje, sipas tyre ka qenë ta njoftojnë atë me caktimin e prokurorit të rastit, por pa i treguar se për çfarë rasti bëhet fjalë.

“U kontaktova nga Gjykata Speciale ! Diten e premte, te dates 22 janar 2021, ne oret e vona, permes telefonit, jam kontaktuar nga prokurori i Gjyjates Speciale, ne Hage!

Qellimi i kesaj thirrje, sipas tyre ishte te me njohtojne me caktimin e prokurorit te rastit, siq me njohtuan, pa me specifikuar se per çfare rasti behet fjale!Veq tjerash, prokurori me pyeti se a kam ndonje kercenim apo ndonje shqetesim! I thash s’kam patur dhe nuk kam asnje kercenim nga askush, e per sa i perket shqetesimeve,ia permenda shqetesimet i mija me rastin e infektimit tim dhe te gjithe antareve te familjes sime me virusin COVID-19, gjate muajit te kaluar”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *