Do detyrohem të marr masa”/ Vjosa Osmani: Zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të mbahen, vendimi i KQZ-së i paprecedent

Vjosa Osmani tha se vendi duhet të shkojë patjetër në zgjedhje më 14 shkurt.

Ajo që kemi parë dje në KQZ ka qenë e paprecedente si presidente kam detyrimin që të siguroj funksionimin kushtetues te institucioneve të Kosovës.
Para syve të të gjithëve në transmetim të drejtpërdrejtë në tv u bë presion marramendës ndaj ZPAP si dhe u ushtrua presion dhe kërcënim ndaj kësaj zyre.

Zyre që vepron e pavarur politikisht dhe rekomandimet e së cilës i drejtohen pastaj KQZ për vendimi kolegjiale. Përderisa anëtarët e KQZ janë betuar që të ushtrojnë detyrën në mënyrë të ndershme dhe të paanshme, si dhe mbrojtja e integritetit zgjedhor, ajo që ndodhi dje lëndoi integritetin e sa, prandaj duhet ta shpëtojmë.

Prandaj nuk duhet të biem në kurthat që ky proces të parandalohet dhe të të stërzgjatet. Zgjedhjet duhet dhe do të mbahen në 14 shkurt, dhe qytetarët të votojnë për atë kë përkrahin.

Gjatë kësaj kohe që jam presidente kam bërë të pamundur që KQZ të ketë ndihmën e duhur për të bërë detyrën në mënyrë të pavarur pa presion, kam kërkuar edhe nga shtet mike të na mbështesin.

Por abuzimi i kësaj përkrahjeje për të shërbyer agjenda të pastra politike nuk mund të tolerohet nga askush e sidomos kur ligji kërkon paanshmëri.
Qytetarët ta ruajnë maturinë që të mbrojmë procesin zgjedhor e të sigurohemi që zgjedhjet të mbahen më 14 shkurt.
Ne kemi kërkuar ndihmë dhe nga shtet mike.

Në rast se ballafaqohemi me situata të tilla ku abuzohet me KQZ si institcioon i pavarur për të shtyrë para agjenda partiake do detyrohem të marr masa ashtu siç e parasheh ligji për zgjedhjet dhe ashtu si më detyron Kushtetuta e vendit
Mbajtja e zgjedhjeve të lira është parakusht i funksionimit të demokratik të vendit, prandaj këtë test të demokracisë duhet ta kalojmë të gjithë së bashku me besim e maturi”, tha Osmani. 

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e djeshme maratonike, nuk i ka certifikuar listat e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ky veprim erdhi për shkak se këto parti nuk i kanë zëvendësuar, ashtu siç ishte rekomanduar, emrat e kandidatëve në listat garuese të cilët kanë pasur dënime të formës së prerë në tri vitet e fundit. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

32 thoughts on “Do detyrohem të marr masa”/ Vjosa Osmani: Zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të mbahen, vendimi i KQZ-së i paprecedent

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *