Carovska: Reforma e re garanton arsim më cilësor

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska në një video fjalim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit tha se dita shënohet gjatë një pandemie që imponoi kushte krejtësisht të reja për procesin arsimor, por edhe sfida në gjetjen e zgjidhjeve për mësimdhënie të qetë dhe arsim cilësor. Sipas saj, përgatitja e një reforme të plotë të re do të garantojë një arsim më të mirë dhe me cilësi më të lartë. “Unë fuqimisht besoj se koncepti i ri i arsimit fillor po hyn në një epokë të re të zhvillimit, rritjes dhe përparimit të brezave të ardhshëm dhe një investimi në të ardhmen e vendit. “E drejta për arsimim është një e drejtë themelore e njeriut dhe arsimi cilësor është baza për zhvillimin dhe prosperitetin e çdo fëmije dhe shoqërisë në tërësi,” tha Carovska. rel/
Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

7 thoughts on “Carovska: Reforma e re garanton arsim më cilësor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *