Maqedonia në pritje të vaksinave, Danillovski: Popullsia në prag të imunitetit kolektiv

Ndërsa vendi pret mbërritjen e vaksinave, epidemiologët thonë se kemi arritur në prag të imunitetit kolektiv. Nga përllogaritjet e tyre, 47,5% e popullsisë tonë me apo pa simptome e kanë kaluar virusin korona. Dragan Danillovski është më i zëshëm kur bëhet fjala në mos aftësitë e institucioneve kompetente për furnizim sa më të shpejtë me vaksinën anti kovid. Si ish-Ministër i Shëndetësisë kritikon atë të tanishmin se nuk duhet mbajtur shpresat në mëshirën e shteteve fqinje për donacion të vaksinave, të cilat edhe për vete i kanë të reduktuara. Ai tha se pengesat ligjore për furnizim direkt është dashur të evitohen që në momentin e porositjes së tyre.

Edhe përmes platformës Covax ka dilema sepse për shkak të një deficitit financiar që ishte diku 28 miliard dollarë, nuk mund të shpresojmë në ta. A do të mbijetoj ai mekanizëm apo jo, nuk e dimë?! Mendoj se duhet të fokusohemi te blerja direkt me Pfizerin. A do të fillojnë vaksinat në shkurt ose në mars, ose në qershor, unë më shumë mendoj se do të fillojmë ka mesi i vitit, do të shohim! -tha Dragan Danillovski, Epidemiolog.als/ 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *