Rusia shpreh gatishmëri për dialog me SHBA

Një zëdhënës i Kremlinit tha se Rusia është e gatshme të nisë një dialog me administratën e re të Presidentit Biden, ku palët të shprehin ndryshimet në qëndrimet e tyre.

Sipas zëdhënësit, Presidenti Vladimir Putin do t’i përgjigjej në të njëjtën mënyrë gatishmërisë së Uashingtonit për të biseduar.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë në nivelin më të ulët që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë. Palët kanë mosmarrëveshje për rolin e Rusisë në Ukrainë, ndërkohë që Uashingtoni e ka akuzuar Moskën për ndërhyrje në zgjedhje, akuza që ajo i mohon.

Të shtunën, Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje autoriteteve ruse të lirojnë protestuesit dhe gazetarët e ndaluar gjatë demonstratave në mbështetje të kritikut të arrestuar të Kremlinit Alexei Navalny dhe dënuan atë që e quajtën “taktikë të ashpër” të përdorur kundër tyre.

Policia arrestoi më shumë se 3,000 njerëz dhe përdori forcën për të prishur tubimet në të gjithë Rusinë ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë përballuan të ftohtit e madh për t’u bashkuar me protestat në mbështetje të Navalny-t.

Presidenti Putin ishte një nga udhëheqësit e fundit botërorë që uroi Joe Biden-in për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Një nga çështjet për t’u zgjidhur nga dy fuqitë bërthamore është traktati për kontrollin e armëve, i njohur si Traktati i Ri Start, i cili skadon më 5 shkurt.

Shtëpia e Bardhë tha javën e kaluar se Presidenti Biden do të përpiqet për një zgjatje pesë-vjeçare të marrëveshjes, ndërsa Kremlini ka kërkuar propozime konkrete nga Uashingtoni. voa/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Rusia shpreh gatishmëri për dialog me SHBA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *