Tërmeti me magnitudë 6.9 ballë në Antarktidë, Kili evakuon bazën nga frika e cunamit

Tërmeti goditi në  orën 8:36 pasdite. me kohën lokale (2336 GMT) rreth 210 kilometra në lindje të bazës në një thellësi prej 10 kilometrash, tha Zyra Kombëtare e Urgjencës e Kilit (Onemi), duke kërkuar evakuim nga “zona e plazhit të Antarktikut” përpara një cunami të mundshëm.

Baza e forcave ajrore kiliane është më e madhja e vendit në Antarktidë dhe përfshin një fshat, spital, shkollë, bankë, zyrë postare dhe kishë.

Popullsia maksimale në verë është 150 persona, dhe popullsia mesatare në dimër është 80.

Kili është një nga vendet më aktive sizmike në botë. Një tërmet me madhësi 8.8 në Concepcion më 27 shkurt 2010, la më shumë se 500 të vdekur.

Vendi pësoi tërmetin më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë 60 vjet më parë – me madhësi 9.6 ballë – në Valdivia. Tch/ 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *