FUNKCIONET E ZGJEDHJEVE

Shkruan Prof. Etem Aziri

Duke u nisur nga fakti se për shqiptarët në Kosovë dhe RMV,viti 2021 është vit zgjedhorë,është detyrë e politikologëve,sociologëve,psikologëve,filozofëve dhe juristave ti shprehin qëndrimet e tyre ndaj zgjedhjeve dhe funkcioneve të tyre.Aq më shumë sepse shqiptarët janë tejmase emocional.Përplot janë rrjetet sociale me komente të simpatizantëve partiak.Këta janë shenja të qarta se diçka nuk është në rregull me shoqërinë shqiptare në përgjithsi.Zakonishtë pas zgjedhjeve pason dëshprimi që fatmirsishtë zgjat shkurt.
Megjithate të mos harojmë se zgjedhjet përbëjnë formën më të rëndësishme të legjitimimit të pushtetit dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën politike të një shoqërie.Në princip ata bëjnë të mundur rotacionin apo ndërrimin e elitave politike dhe paraqesin një ndër mekanizmat kryesorë të rendit demokratik.Fatkeqsishtë zgjedhjet praktikohen edhe në vendet të cilat nuk i ,,stolis,, demokracia.Në ata shoqëri zgjedhjet trajtohen si teknika për formimin e organeve shtetërore.Andaj,zgjedhjet jo çdo herë kanë përmbajtje demokratike.Pra,zgjedhjet dallojnë prej shteti në shtet dhe mvaren nga më shumë faktorë që veprojnë si të gërshetuar: zhvillimi socio- ekonomik,kultura politike,ideologjia e subjekteve garuese,propaganda dhe agjitimi,listat zgjedhore etj.
Demokracia në aspektin e zgjedhjeve nënkupton plotësimin e dy parakushteve: zgjedhësve tju jepet mundësia e përzgjedhjes dhe tju sigurohet mundësia që të zgjedhin.Parakushti i parë ndërlidhet me tipin e sistemit politik ndërsa parakushti i dytë me funkcionimin e shtetit.E drejta e zgjedhjes është në kundërshtim të plotë me ,,shtetin e kapur,,.Pa shtet ligjorë nuk ka zgjedhje të lira dhe demokratike.
Në vëndet si Kosova dhe RMV zgjedhjet trajtohen thjesht si mjet për marjen e pushtetit.Në këta vënde do të mundemi të flasim për demokraci vetëm atëherë kur zgjedhjet do të shndërohen në mekanizëm për arritje të marrëveshjeve dhe pajtueshmërive shoqërore.
Andaj është shumë vështirë të vlersohet niveli demokratik i zgjedhjeve.Ndërmjet demokratikes dhe jo demokratikes ekziston një shkallzim jo çdo herë lehtësishtë i matshëm.Përshembull në RMV, nuk bën përjashtim edhe Kosova,zgjedhje demokratike cilësohen ato zgjedhje ku votuesi nuk pengohet në momentin e hedhjes së fletës së votimit në kutinë e votimit.Megjithate si duhet të trajtohen një sërë procesesh që ndodhin ,,pas kuintash,, ku për fat të keq përfshihen shpeshherë edhe vetë institucionet e sistemit.
Gabojnë të gjith ata të cilët zgjedhjet apriori i identifikojnë me demokracinë.Personalisht jamë mbështetës i Sartorit dhe Veberit.Sartori thekson se ,,kuptimi i zgjedhjeve nuk qëndron në atë që demokracinë ta bëjnë demokratike,por ta bëjnë të mundëshme.Nga ana tjetër Veberi potencon se ,,mjetet e partive politike për marjen e pushtetit mund të jenë shumë të dryshme,që nga ushtrimi i rëndomtë i dhunës e deri te blerja e votës,,.Ai nuk e përjashton edhe korektësinë gjatë zgjedhjeve.
Për vendet që synojnë demokracinë dhe preferojnë kyçjen në strukturat euro-atlantike doemosdoshmëri është krijimi i kushteve dhe mundësive të barabarta për subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje.Pra, shteti ligjorë duhet të siguron kushte për zgjedhje kompetitive.Shtetet me organizim klanor si RMV dhe Kosova sa munden të organizojnë zgjedhje kompetitive (garuese në kuptimin e plotë të fjalës) vlersoni vetë.Zgjedhje kompetitive munden tju ofrojnë votuesve vetëm partitë që disponojnë me kapacitete demokratike që në përmasa të mjaftueshme egoizmin partiak e zavendësojnë me vullnetin e popullit.Parti të tilla jan partitë politike që i artikulojnë interesat e përbashkëta sociale,promovojnë në teori dhe praktikë socializimin politik dhe pjesmarjen e mirfilltë të qytetarëve në sistemin politik etj.Për fat të keq partit politike në RMV dhe Kosovë janë parti ,,të një lideri,, dhe vështirë i përmbushin kriteret e më lartë përmendura.Ata edhe pas kaq vite veprimi funkcionojnë kur janë në pushtet si grupe interesi ndërsa kur jan në opozitë si parti politike.
Sidoqoftë,zgjedhjet veç tjerash paraqesin një formë të komunikimit të elitave politike me popullin.Ata fatmirsisht shpesh herë paraqesin faktorë stabiliteti,pra një lloj ,,ventili,, për tejkalimin e tensioneve dhe konflikteve në shoqëri.Këtë rol e kan zgjedhjet në RMV dhe Kosovë ndër vite.Zgjedhjet gjithashtu janë një orientim i mirë për elitat partiake,por edhe barometër efikas për matjen e nivelit të demokratizimit të rendit politik.
Duke u nisur nga kjo që u tha votuesit (populli) nuk duhet shumë të brengosen çfar ju japin partive,por çfar marin nga ata.Një gjë duhet të qartësohet,pa një bashkëpunim të arsyeshëm ndërpartiak shoqëria shqiptare në RMV dhe në Kosovë do të mbetet jashta dinamizmit të dëshiruar.
Nëqoftëse qytetarët e Kosovës mendojnë se një subjekt i vetëm (pa një bashkëpunim me subjektet tjera) do të bën pozicionimin e duhur të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare bëjnë gabim serioz politik.Nga ana tjetër partitë politike në RMV synojnë barazinë e plotë por në praktikë nuk kan fuqi një sheshi ose një ruge në Tetovë,Shkup e Gostivar tja vënë emrin e një heroi të kombit.Besoj se nuk do të përmend dikush sheshin Skënderbeu ose Nën Tereza.Ata janë personalitete që i tejkalojnë kufijt kombëtarë.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

289 thoughts on “FUNKCIONET E ZGJEDHJEVE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *