Gjoba nga 2000 euro për 8 persona, kërkon Prokuroria

Prokurori Publik ka dorëzuar propozim për shqiptimin e gjobave në vlerë prej 2000 eurove kundër 8 personave të moshës nga 18-22 vjeç, të cilët më 8 janar kanë organizuar aheng privat në rrugën “Vasil Gjorgjov”, në shtëpinë e njërës nga të akuzuarit. Në ahengun e njëjtë janë hasur edhe 7 të persona të mitur, ndaj të cilëve do të ngritët padi në pajtim me Ligjin për të drejtat e fëmijëve.

“të akuzuarit kanë vepruar në kundërshtim me rekomandimet dhe dispozitat përmes të cilave përcaktohen masat për pengimin e përhapjes së sëmundjes së rrezikshme në hapësirë të hapur dhe të mbyllur në periudhën prej 18.12.2020 deri në 21.01.2021”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore Publike.

Prokurori kompetent i propozoi Gjykatës Penale-Shkup që për të akuzuarit e moshës madhore të shqiptoj nga 100 gjoba ditore në vlerë prej 20 euro. Personat në fjalë ngarkohen për vepër penale “mosveprim në bazë të rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë, në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

88 thoughts on “Gjoba nga 2000 euro për 8 persona, kërkon Prokuroria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *