Regjistrim do të ketë, Pendarovski firmos ligjin për regjistrimin e popullsisë

Kabineti i presidentit

“Pas konsultimeve me ekspertët juridik, presidenti Stevo Pendarovski e firmosi dekretin për Ligjin e Regjistrimit të Popullsisë. Presidenti Pendarovski pret që procesi i realizimit të regjistrimit të mos politizohet, ndërsa rezultatet e fituara të jenë në interes të zhvillimit të përgjithshëm, me çka do të mundësohet formulim i strategjive afatgjate në fushat vitale në shtet”.

Për VMRO-DPMNE-në firmosja e dekretit dëshmon siç theksonë vasalitetin e Pendarovskit ndaj Zaevit. Sipas opozitës Pendarovski e di që bëhet fjalë për një operacion politik e jo statistikor.  Ndërkohë kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, për Infomaks ka theksuar se nëse pushteti pohon që ka baza të fuqishme të të dhënave, atëherë le të zbatojë regjistrimin e Popullsisë në mënyrë elektronike.

 Ja ku kemi edhe ofertë të tretë ekskluzive, bëni regjistrim elektronik. Ja, thoni se keni baza të të dhënave, kryqëzoni ata, bëri regjistrimin elektronik. Për çfarë ju duhen para që të harxhoni nëpër njerëz, regjistrues të cilët do të vijnë në shtëpi, e më pas të keni nënshkrim të dyfishtë. Unë nuk jam jurist, por lexova, dhe drejtori i Entit për Statistika nuk ka asnjë lloj kompetencash, e aq më pak nënshkrim të dyfishtë- deklaroi Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.

Pas miratimit të Ligjit për Regjistrim, Enti i Statistikës është në përgatitje te aspektit teknik të realizimit të këtij operacioni. Shtetasit që jetojnë në vend dhe qytetarët e tjerë me leje qëndrimi në Maqedoninë e Veriut, amvisëritë dhe banesat do të regjistrohen nga data 1 prill deri më 21 prill. Regjistrimi elektronik i diasporës fillon nga 1 marsi.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *