SHBA, masa më të rrepta kundër COVID-19

Administrata e Presidentit Joe Biden do të ndalojë hyrjen në vend të shumicës së shtetasve jo-amerikanë të cilët kanë qenë kohët e fundit në Afrikën e Jugut, në përpjekje për të frenuar përhapjen e një varianti të ri të COVID-19, thanë zyrtarët e shëndetit publik për agjencinë e lajmeve Reuters.

Duke filluar nga e hëna, zyrtarët do të ndalojnë hyrjen e pothuajse të gjithë udhëtarëve jo-amerikanë që kanë qenë në Brazil, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe 26 vende të Evropës të cilat lejojnë udhëtimet nëpër kufijtë e hapur, thanë zyrtarët.

Ish-Presidenti Donald Trump kishte udhëzuar më 18 janar që kufizimet për Brazilin dhe Evropën të hiqeshin të martën, më 26 janar, por vendimi i administratës së re do ta shfuqizojë urdhrin e mëparshëm.

Zoti Biden, i cili mori detyrën të mërkurën e kaluar, ka ndërmarrë një qasje agresive për të luftuar përhapjen e virusit duke kufizuar udhëtimet. Paraardhësi i tij i kishte refuzuar udhëzimet e kërkuara nga agjencitë shëndetësore amerikane.

Disa zyrtarë shëndetësorë janë të shqetësuar se vaksinat e tanishme mund të mos jenë të efektshme kundër variantit të Afrikës së Jugut, gjë që rrit mundësinë e ri-infektimit.

Varianti i Afrikës së Jugut, i njohur gjithashtu si 501Y.V2, është 50% më infektues dhe është zbuluar në të paktën 20 vende. Zyrtarët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se do të ishin të hapur për shtimin e vendeve të tjera në listë, nëse kjo është e nevojshme.

Varianti i Afrikës së Jugut ende nuk është zbuluar në Shtetet e Bashkuara, por të paktën 20 shtete të SHBA kanë zbuluar një variant të përhapur në Mbretërinë e Bashkuar, i njohur si B.1.1.7. Vaksinat aktuale duken të efektshme ndaj mutacioneve britanike.

Ndërkohë, zyrtarja më e lartë e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky do të nënshkruajë një urdhër të veçantë të hënën që kërkon maska në të gjitha aeroplanët, tragetet, trenat, metrotë, autobusët dhe taksitë, thanë zyrtarët. Kërkesat e reja pritet të hyjnë në fuqi në ditët në vijim, thanë ata.

Të martën, hyjnë në fuqi rregullat e reja që kërkojnë nga të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë të paraqesin një test negativ të koronavirusit të marrë brenda tre ditëve kalendarike para udhëtimit ose provë të shërimit nga COVID-19 për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Voa/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “SHBA, masa më të rrepta kundër COVID-19

  • 09/28/2021 at 01:27
    Permalink

    512759 18371i was just surfing along and came upon your weblog. just wanted to say excellent job and this post truly helped me. 559359

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *