Shtabi Qendror i Krizave diskutoi rreziqet e mundshme të mutacionit Britanik Covid-19

Në takimin e sotëm të Shtabit Qendror të Krizave, autoritetet shëndetësore diskutuan rreziqet e mundshme të llojit të koronavirusit, i cili u zbulua për herë të parë në Britaninë e Madhe dhe u vu re në Serbi. Por përveç konsultave, asnjë rekomandim i ri nuk është bërë nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive. Përpos protokolleve të zakonshëm shëndetësor në këtë moment, vendi ynë nuk ka masa shtesë në lidhje me Britaninë e Madhe dhe Serbinë. “Nuk ka asnjë rekomandim specifik për masa të veçanta ose rekomandime për rastin e ri të kovidatit 19 me një mutacion gjenetik. “Dallimi i vetëm në krahasim me virusin aktual është se përhapja është më e theksuar, përndryshe është e njëjta situatë përveç që transmetimi është më i theksuar,” tha Shaban Mehmeti, drejtori i ISHP-së.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *