Britani/Kush vjen nga jashtë vendit duhet të qëndrojë 10 ditë në hotel. Shteti nuk paguan asgjë

Qeveria britanike pritet të marrë vendimin për të karantinuar në hotele çdo person që vjen nga jashtë vendit. Kryeministri Boris Johnson do të vendosë pasi të diskutojë propozimet nga ministrat.

Masat e reja pritet të aplikohen në Britaninë e Madhe për këdo që vjen nga zonat me rrezikshmëri të lartë nga koronavirusi. Të gjithë ata që vijnë nga Afrika e Jugut, Amerika e Jugut dhe Portugalia sepse pjesa më e madhe e fluturimeve nga Brazili kalojnë nga Lisbona, duhet të izolohen për 10 ditë në hotele, njofton BBC.

Ndërsa kostot e akomodimit në hotele do të duhet ti paguajnë vetë njerëzit. Kjo masë vjen pasi Britania e Madhe shënoi 592 vdekje të tjera brenda 28 ditëve, duke e çuar shifrën e përgjithshme të jetëve të humbura në 98,531.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

143 thoughts on “Britani/Kush vjen nga jashtë vendit duhet të qëndrojë 10 ditë në hotel. Shteti nuk paguan asgjë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *