LVV-ja “kërcënon” pas vendimit të PZAP-së: Kjo konjukturë nuk do të jetë edhe gjatë

Vendim absurd e ka quajtur LVV-ja vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me moscertifikimin e listave zgjedhore për shkak të kandidatëve që kanë probleme me ligjin, raporton Zeri.info.

Sipas LVV-së, PZAP-i veproi në një vijë me tre anëtarët e KQZ-së, Valdete Dakën dhe sipas tyre përfaqësuesit e LDK-së e PDK-së, duke sajuar argumente të paqena.

“Sot Paneli për Ankesa dhe Parashtresa nxori një vendim absurd, duke ia ndaluar kandidimin kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, bartësit të listës, Albin Kurti, si dhe kandidatëve tanë, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Labinotë Demi-Murtezi dhe Bajram Mavriqi. PZAP-i veproi në një vijë me tre anëtarët e KQZ-së, Valdete Dakën, dhe përfaqësuesit e LDK-së e PDK-së, duke sajuar argumente të paqena juridike dhe kushtetuese vetëm sa për të prodhuar këtë pengesë që është në fakt një padrejtësi e shumëfishtë. Të konfirmosh, siç ka bërë PZAP, nën direktivën arbitrare të kryesueses së KQZ-së, përjashtimin nga lista zgjedhore të të kandiduarve, do të thotë që të gjykosh për të dytën herë atë që Gjykata tashmë e ka përmbyllur pa pasoja juridike. Pra, praktikisht PZAP-i po jep dënim me masë më të rëndë se sa parashihet me ligj. E kjo as është detyrë e PZAP-së, e as është e imagjinueshme në një shtet të së drejtës dhe demokratik. Kështu si ky vendim sot duket vetëm inkuizicioni. Inkuizicion politik e juridik”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Kjo parti ka thënë se disa anëtarë të KQZ-së dhe PZAP-ja po i rrinë mbi krye institucioneve dhe po ua zënë frymën demokratike, ndërsa “kërcënoi” duke thënë “jo edhe për shumë gjatë”.

“Këto vendime, pra, ai i disa anëtarëve të KQZ-së dhe ky sot i PZAP-së, janë shpërfaqje e një konjukture që i rri mbi krye institucioneve duke ua zënë frymën demokratike. Por jo edhe për shumë gjatë. Kandidimi i Albin Kurtit dhe i kandidatëve të tjerë nuk do të mund të ndalet, sepse kështu e thotë e drejta, dhe lista e Vetëvendosjes do të paraqitet e plotë e fitimtare në zgjedhjet e 14 shkurtit sepse kështu po e kërkon populli”, thuhet më tej në reagim.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “LVV-ja “kërcënon” pas vendimit të PZAP-së: Kjo konjukturë nuk do të jetë edhe gjatë

  • 10/15/2021 at 12:33
    Permalink

    939311 830616camping have been the top activity that we can have during the summer, i enjoy to roast marshmallows on a campfire` 560301

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *