Pajisjet e shkatërruara të përgjimit në DSK kanë kushtuar 1.4 milion euro

Pajisjet e përgjimit të shkatërruara në DSK ka kushtuar 1.4 milion euro. Këtë e tregoi ekspertiza e prokurorisë në rastin “Target- Fortesa” e cila u prezantua në sallën e gjyqit. Ministria e atëhershme e Brendshme e udhëhequr nga VMRO- DPMNE në kulmin e skandalit të përgjimeve në vitin 2015 shkatërroi sistemin e përgjimeve. Shërbimet në atë kohë kishin llogaritur se pajisjet kushtojnë vetëm një denarë. Sot, avokatët mbrojtës vazhdimisht theksonin se sistemi ishte i vjetërsuar, ndërsa këtë e kanë treguar edhe vlerësimet e shërbimeve në Ministrinë e Brendshme që ishin bërë në vitin 2013. Avokati dhe burri i të akuzuarës Gordana Jankulloska, beson se nuk ka dëmtim të arkës së shtetit me shkatërrimin e pajisjeve për përgjimin e komunikimeve e cila u bë me nënshkrimin e Jankulloskës si Ministër i Policisë në vitin 2015.

Sigurisht që nuk ekziston dëmi sepse, siç thashë, nuk ka asnjë vlerë përdorimi i asaj pajisje dhe pretendimet e tilla të ekspertit, mund të them se janë paushall dhe nuk mbështeten nga asnjë parametër objektiv”, tha Vllatko Ilievski, avokat i Jankulloskës.

Prokuroria në mënyrë shtesë propozoi prova materiale dhe e shpjegoi raportin izraelit mbi “furgonët e verdhë” që në gjykimet e mëparshme i përmendi i akuzuari Sasho Mijallkov, duke shpjeguar se në vend përgjimet i kanë bërë shërbimet e huaja. Gjykimi për shkatërrimin e pajisjeve dhe përgjimet e paligjshme nga viti 2008 deri në 2015 ngadalë po arrin në fund.  Mbetet vetëm edhe prokuroria ta marrë edhe deklaratën e ekspertit të palës mbrojtëse dhe fjalët përfundimtare. Në rastin “Target- Fortesa” të akuzuar janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish ministrja e brendshme Gordana Jankulloska, agjentët e arratisur Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski dhe shtatë persona të tjerë të policisë sekrete. Sipas aktakuzës, mbi 5 mijë numra telefoni ose rreth 20,000 qytetarë janë përgjuar në mënyrë të paligjshme.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *