394 të infektuar me Kovid-19 dhe 9 viktima në Maqedoni

Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2236 testime për koronavirus dhe prej tyre 394 kanë rezultuar pozitivë, ose 18 për qind e testeve të kryera. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 9 pacientë te diagnostikuar me COVID-19, ndërsa janë shëruar 387 pacientë. Vendi aktualisht ka 8,332 raste aktive me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 91.555 raste, prej të cilëve 80,008 janë rikuperuar, kurse 2.821 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen e Covid-19.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “394 të infektuar me Kovid-19 dhe 9 viktima në Maqedoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *